BE siguron 43,5 milionë euro ndihma për Sudanin e Jugut

Bashkimi Europian (BE) ka siguruar 43,5 milionë euro ndihma humanitare për Sudanin e Jugut. Komisioni Europian ka njoftuar se ka siguruar ndihmë humanitare për Sudanin e Jugut, i cili po lufton me probleme të thatësirës dhe urisë. ”Më shumë se tetë milionë njerëz në Sudanin e Jugut nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre themelore dhe më shumë se shtatë milionë njerëz janë në rrezik të urisë”, thuhet më tej. Vendi është prekur gjithashtu rëndë nga epidemia e koronavirusit të ri (COVID-19), prandaj BE-ja ka ndarë 43,5 milionë euro ndihmë humanitare Sudanit të Jugut për ushqim dhe mbrojtje. Në vitin 2020, BE-ja siguroi gjithashtu 21 milionë euro mbështetje për këtë vend.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet