Balla: Dëshmi e solidaritetit të treguar nga BE

Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste Taulant Balla ka shprehur mirënjohje ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Balla deklaron se vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj vendit tonë, në këto kohë të vështira që po kalojmë në përballje me këtë krizë shëndetësore, që ka mbërthyer mbarë globin.

“Mirënjohës ndaj Komisionit Europian për mbështetjen prej 90 milion euro për përballimin e pasojave socio-ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Edhe vendimi i sotëm është dëshmi e solidaritetit të treguar nga Bashkimi Europian ndaj vendit tonë, në këto kohë të vështira që po kalojmë në përballje me këtë krizë shëndetësore, që ka mbërthyer mbarë globin”, u shpreh Balla.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet