Borrell: BE mbështet plotësisht sovranitetin e Ukrainës

Çdo provokim apo agresion kundër Ukrainës do të kishte pasoja të rënda, deklaroi shefi i diplomacisë i BE-së, Josep Borrell në një mesazh drejtuar Moskës përpara një takimi me zyrtarët ukrainas.

“Bashkimi Evropian është partneri më i afërt i Ukrainës dhe ne mbështesim plotësisht integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, theksoi kryediplomati i BE-së në një intervistë për agjencinë polake të lajme PAP.

Gjatë vizitës së tij, Borrell do të takohet me zyrtarë ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm, Dmytro Kuleba.

Përpjekjet e Borrell janë pjesë e një shtyse ndërkombëtare për të qetësuar krizën në kufirin ukrainas.

Për javë të tëra, Perëndimi ka qenë i shqetësuar për raportet se Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në zona jo larg Ukrainës duke shkaktuar frikën e një pushtimi rus.

Rusia e hedh poshtë akuzën dhe, nga ana tjetër, akuzon Ukrainën për zhvendosjen e më shumë ushtarëve në zonat lindore të kontrolluara nga separatistët pro rusë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet