Borrell: Ukraina ka mbështetjen e palëkundur të BE-së

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell ka siguruar qeverinë ukrainase për mbështetjen e palëkundur të BE-së në konfliktin me rebelët prorusë në lindje të vendit. “Bisedë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba. Ndjekim me shqetësim të madh aktivitetin ushtarak rus përreth Ukrainës”, shkroi Borrell në Twitter pas një telefonate me Kuleban.

“Mbështetje e palëkundur e BE për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, pohoi Borrell. Ai tha se çështja do të diskutohet më tej në takimin e ardhshëm të ministrave të Jashtëm të BE. Në fundjavë, Ukraina dhe separatistët prorusë në rajonin e Donetsk akuzuan njëri-tjetrin për sulme.

Gjermania dhe Franca, të cilat po ndihmojnë për të gjetur një zgjidhje për konfliktin në Ukrainë përmes të ashtuquajturit Formati i Normandisë, shprehën shqetësim në lidhje me “numrin në rritje të shkeljeve të armëpushimit”. “Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe në veçanti lëvizjet e trupave ruse dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje”, thanë ata në një deklaratë.

Sipas vlerësimeve të OKB, më shumë se 13 000 njerëz janë vrarë në këtë konflikt.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet