Fillon samiti i liderëve të NATO-s në Bruksel

Një samit i liderëve të vendeve të NATO-s do të zhvillohet më 14 qershor në selinë e aleancës në Bruksel, njoftoi sot sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg, në një komunikatë. “Veprimet agresive të Rusisë, kërcënimi terrorist, sulmet kibernetike, ndikimi i ndryshimit klimatik mbi sigurinë dhe fuqizimi i Kinës do të jenë në axhendën e këtij takimi”, sipas komunikatës. Samiti i fundit i NATO-s u zhvillua në dhjetor 2019. Ky do të jetë samiti i parë ku do të marrë pjesë presidenti amerikan, Joe Biden.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet