Komisioni europian konfirmon se rritja ekonomike për Shqipërinë nga 4.1% në 6.9%

Komisioni Europian ka përmirësuar pritshmëritë për rritjen ekonomike të Shqipërisë, nga 4.1 % që ishte në 6.9 % që pritet. Një rimëkëmbje ekonomike këtë vjeshtë pritet më shpejt se herët e tjera, një rikthim i pritshm i turizmit po ashtu, dhe konsum privat. Të gjitha kto do të bëjnë që rritja ekonomike të shkoj deri në 7 % në 2021. Një rekuperim i plotë dhe i pritshëm i turizmit dhe prodhimit në nivelet e para krizës parashikohet të mbajë rritjen në 3,7 % në 2022 dhe 3,6 % në 2023. Politika fiskale mbetet shumë ekspansioniste në vitin 2021 dhe pavarësisht rikuperimit solid të rritjes së të ardhurave, financat e qeverisë do të përmirësohen ndjeshëm vetëm në vitin 2023”. KE nënvizon se, rimëkëmbja e fortë vjen pas tkurrjes së vitit 2020. “Ekonomia shqiptare u tkurr me 4,0 % në vitin 2020 për shkak të ndikimit të pandemisë COVID në turizëm, shërbime dhe prodhim.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet