Mbi 60% e vëllimit tregtar, me vendet e BE-së

Vendet e BE-së mbeten partneri kryesor tregtar i Shqipërisë edhe përgjatë 4-mujorit të parë të këtij viti me të cilat u krye 61 % e shkëmbimeve tregtare. Referuar raportit të publikuar së fundmi nga INSTAT-i mbi tregtinë e jashtme, në periudhën janar – prill 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73,4 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 53,9 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën u kryer 31,8 % e vëllimit të shkëmbimeve tregtare, Turqia e cila zë 8,9 % të vëllimit, Gjermania me 7,0 % dhe Greqia me 6,7 %. Gjatë këtij 4-mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 58,4 %, Gjermania me 116 % dhe Kosova me 30,4 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Spanja me 70,2 % dhe Turqia me 2,1 %.

Ndërkohë, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 13,7 %, Turqia me 59,2 % dhe Greqia me 25,4 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë me Rusia 6,4 %, SHBA me 22 % dhe Zvicra me 25,3 %.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet