Merkel: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE me interes strategjik

Kancelarja Angela Merkel u shpreh sot se i sheh gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian për arsye strategjike, sipas Reuters. “Është në interesin e vetë Bashkimit Europian ta çojë procesin përpara”, tha Merkel.

“Bashkëpunimi më i fortë rajonal, i promovuar që nga viti 2014, tashmë ka arritur sukseset e para, të tilla si një marrëveshje roaming që sapo ka hyrë në fuqi”, shtoi ajo. Merkel tha, gjithashtu, se Gjermania do të japë tre milionë doza vaksinash antiCOVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet