PE shqyrton marrëveshjen postBrexit

Parlamenti Europian nisi sot shqyrtimin e marrëveshjes tregtare të minutës së fundit midis Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Marrëveshja ka filluar përkohësisht nga zbatimi që më 1 Janar, por ka ende nevojë për miratimin e ligjvënësve të BEsë.

“Pasi përfunduan negociatat për bashkëpunimin BE-BM, Parlamenti Europian nisi zyrtarisht shqyrtimin e marrëveshjen së zbatuar përkohësisht”, shkroi në Twitter kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme, David McAllister. “PE do të marrë kohën duhur për të shqyrtuar siç duhet tekstin në një proçes gjithëpërfshirës, përpara se të japë pëlqimin e tij”, shtoi ai. Sipas McAllister, ky shqyrtim do të pasohet nga një debat i përbashkët i seksioneve përgjegjëse parlamentare, komiteteve të Tregtisë dhe të Punëve të Jashtme.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet