Pavendosmëria në BE 'rrezikon' pozitën e saj në Ballkan

"Ishte e gjitha buzëqeshje, por nuk pati përparim mbi zgjerimin. BE është si të luajë në Ligën e Kampioneve", tha kohët e fundit një zyrtar në Bruksel. Mesazhi është se nuk është e lehtë të fitosh anëtarësimin. Për vite shtetet e Ballkanit Perëndimor janë përpjekur të ngjitin shkallët e pranimit në BE. Shefja e komisionit Ursula von der Leyen pranoi në një samit në Slloveni të mërkurën se pritja e gjatë po shkaktonte "padurim" dhe "zhgënjim". Mungesa e një vendimi edhe për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Shqipërinë e Veriut po "rrezikonte qëndrimin dhe forcën tonë në rajon", paralajmëroi ajo.

Takimi slloven përfshiu fotografi familjare, drekë dhe të gjitha veprimtaritë e zakonshme, ku krerët e BE takuan homologët e tyre nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Kosova. Por nuk ishte një vendim i nivelit të lartë mbi zgjerimin, përkundrazi një "riafirmim" i lidhjeve. Zonja von der Leyen tha se, ndërsa kishte patur përparim nga shtetet e Ballkanit, kishte më shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe reformave ekonomike.

Presidenti i Këshillit Evropian Charls Mishel pranoi se nuk ishte sekret që 27 vendet anëtare nuk qenë dakord rreth kapacitetit të bllokut për të marrë anëtarë të rinj. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë të gjitha "statusin e kandidatit", ndonse disa vende janë më të përparuara në proces se të tjerat. Bosnja është ende një kandidate e mundshme, ndërsa Kosova nuk njihet as si një shtet nga disa anëtarë të BE- së. Vendet janë testuar mbi aftësinë e tyre për t'u lidhur me një trup të madh rregullash dhe standartesh, ndarë në 35 kapituj. Nuk është kurrë një proces i thjeshtë.

Por këta katër kandidatë kanë formuar një rradhë që tani shkon prapa në mundësitë e hershme. Një nga pengesat më të fundit: një mosmarrëveshje gjuhësore midis vendeve anëtare të BE, Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Lektori politik i Universitetit të Oksfordit Eli Gateva thotë se procesi i pranimit mund të "mbahet peng i politikës së brendshme". Pas zgjerimeve të shpejta të mëparshme, zgjerimi ka në disa raste, thotë ajo, të bëhet "një fjalë tjetër për emigracionin - dhe kjo mund të jetë karburant për partitë e ekstremit të djathtë".

Franca dhe Hollanda shpesh janë përmendur si midis vendeve më të kujdesshme anëtare të BE kur vjen puna te zgjerimi. BE është, në fund të fundit, tashmë duke u përleshur me çështje serioze midis vendeve anëtare ekzistuese, kryesisht Polonisë dhe Hungarisë, mbi "rendin e ligjit" të gjithanshëm. Kështu që çështja është bërë se BE duhet të zgjidhë çështjet strukturore brenda shtëpisë së vet përpara se të mbështetet në atë zgjatje.

Deklarata e samitit të së mërkurës nuk shkoi më tej se "rikonfirmimi" i angazhimit të bllokut ndaj zgjerimit dhe edhe kjo mori disa grindje. Megjithatë, presidenti i Komisionit ishte i etur të theksonte se këto fjalë e kishin bërë në paragrafin e parë të deklaratës. Ndërsa procesi politik mund të duket me dhimbje i ngadalshëm, paratë po derdhen me të shpejtë në rajon me miliarda në financime granti.

Andi Hoxhaj, një studjues në ligjin e BE në Universitetin e Uoruik, e quan "ekonomia e parë". Ideja është se nëse integron vendet ekonomikisht, politika mund të pasojë.

"Nuk është oborri ynë i pasëm, është oborri ynë i parë," më tha një diplomat i BE-së: dhe ju doni oborrin tuaj të përparmë "të pastër e të rregullt".

"Në qoftë se nuk do të jemi në rajon, dikush tjetër do të mbushë boshllëkun." Eli Gateva pranon: "Ne kemi aktorë të tjerë të huaj që përpiqen të luftojnë për ndikim në këtë rajon si Kina, Rusia dhe Turqia." Marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës janë të tensionuara dhe një grindje kufitare dy- javore përfundoi vetëm ditë më parë. Sllovenët besojnë se duhet të ketë një mesazh të fortë politik për të risiguruar rajonin se zgjerimi është ende një përparësi; ata i shohin shpresat e pranimit si një nxitje jetike për vendet kandidate për të trajtuar korrupsionin dhe për të ndjekur reformat gjyqësore. Një zyrtar i BE-së vuri në dukje këtë javë se dera nuk ishte "e mbyllur", por sigurisht nuk është hapur gjithashtu. Rreziku është se ato vende në dhomën e pritjes fillojnë të shohin alternativa të tjera dhe kërkesa e Bashkimit Evropian për të projektuar fuqinë zbehet. /Bbc/

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet