Rritet ekonomia e vendeve të Eurozonës

Eurozona ka rregjistruar një tjetër rritje të fuqishme gjatë 3 mujorit të tretë. Kjo do të thotë që ekonomia e vendeve të monedhës Euro të afrohet në nivelet e para pandemisë, pavarësisht ndërprerjeve nga energjia dhe cmimet e larta. Në muajt korrik - shtator, PPBja e bllokut prej 19 anëtarë u rrit me 2.2 përqind, krahasuar kjo më 3 mujorin e mëparshëm sipas një vlerësimi të dhënë nga Eurostat. Rritja ishte 2,1 për qind në tremujorin e dytë, pas një recesioni prej 0,3 për qind në tremujorin e parë dhe 0,4 për qind në tre muajt e fundit të 2020-s, për shkak të pandemisë. “Rritja solide e PBBsë së zonës së euros në tremujorin e tretë do të thotë se faza e rimëkëmbjes ka përfunduar pothuajse në shumicën e vendeve të eurozonës”, komentoi në një shënim Andrew Kenningham, kryeekonomist për Capital Economics. Sipas Eurostat, për Bashkimin Evropian në tërësi, rritja është 2,1 për qind.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet