Shkelen të drejtat e LGBT, KE procedura ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë

Komisioni Europian nisi sot procedura të veçanta ligjore kundër Hungarisë dhe Polonisë, me akuzën për shkeljen e të drejtave të komunitetit LGBT. “Komisioni ka nisur dy procedura për shkelje kundër Budapestit dhe kundër Varshavës, duke u dërguar atyre një letër njoftimi zyrtar”, tha zëdhënësi i Komisionit Europian, Johannes Bahrke. Të dy shtetet kanë dy muaj kohë për t’u përgjigjur. Dega ekzekutive e BE mund të fillojë procedurat e shkeljes kundër vendeve anëtare, nëse beson se ata kanë shkelur ligjet e bllokut. Ky proces mund të çojë në vendosjen e gjobave të mëdha.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet