Varhelyi: Dialogu konstruktiv politik, kyç për pranimin në BE

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përcolli mesazhin e urimit pas betimit të qeverisë Rama 3 për marrjen e detyrës. “Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi europian dhe reformat e sundimit të ligjit të jenë në krye të axhendës. Dialogu konstruktiv politik dhe koordinimi i fortë janë kyç për pranimin në BE”, u shpreh ai. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan sot në orën 10:00 në Presidencë, për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet