Von der Leyen: Qëllimi ynë miratimi i 27 planeve të rimëkëmbjes deri në verë

Prezantimi i planit të rimëkëmbjes nga Portugalia shënon fillimin e një faze të re në procesin e zbatimit të mekanizmit të rimëkëmbjes dhe qëndrueshmërisë, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. “Ne do të vazhdojmë të angazhohemi intensivisht me Shtetet Anëtare për t’i ndihmuar që të shpërndajnë plane me cilësi të lartë”, shtoi von der Leyen.

“Për të qenë në gjendje të bëhen pagesat e para, të gjitha Shtetet Anëtare duhet të kenë miratuar vendimin për burimet vetjake dhe unë kam besim se gjithçka do të ketë përfunduar deri në verë”, vuri në dukje ajo. Portugalia ishte vendi i parë që dorëzoi në Bruksel versionin përfundimtar të planit të Rimëkëmbjes.

KE ka dy muaj për të përfunduar vlerësimin e tij. Përfundimet do të marrin formën e një “propozimi” për miratim në Këshill, që, gjithashtu, duhet të shprehet i shoqëruar nga një dokument teknik.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet