70% e produkteve të peshkut eksportohet në vendet e BEsë

Tregu vendas i produkteve të peshkimit po rritet në mënyrë progresive. Krahas furnizimit të tregut vendas, rreth 70% e produkteve të peshkut është e orientuar drejt eksportit në tregun e BEsë. Referuar statistikave të Ministrisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural, eksportet e peshkut ''Made in Albania'' u rritën me 4 herë, gjatë viteve 2015-2018. Ndërsa Shqipëria eksporton çdo vit rreth 2.000 ton peshk të freskët të akuakulturës (veçanërisht levrek dhe krapi) në Bashkimin Europian. Sipas MBZHR, në 10-mujorin e vitit 2021 janë eksportuar 8100 ton produkte peshku, me një vlerë prej 6 miliardë lekë. Italia zë rreth dy të tretat e totalit të eksporteve, e ndjekur nga Greqia, Suedia, Spanja, Gjermania, Norvegjia e Kroacia. Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit. Ndërsa investimet të kombinuara me kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë që eksporti i peshkut të shënojë rritje të ndjeshme vitet e fundit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet