85 ferma që prodhojnë bio, shumica bimë mjekësore ullishte dhe me perime

Fermerët po orientohen drejt prodhimit të produkteve bio, si modeli i duhur për fitime më të larta dhe eksporte të sigurta. BZHR bën të ditur se në të gjithë vendin ushtrojnë aktivitet mbi 85 ferma bio.

40 ferma ose 50% e totalit janë të destinuara për prodhimin e bimëve mjekësore dhe medicinale për eksport, 12 ferma ose 15% e totalit janë ullishte që prodhojnë bio dhe pjesa tjetër janë perime, dhe arrorë dhe gështenja që rriten në gjendje të egër.

Prodhimi Bio në Shqipëri përballet me sfida më të shumta se prodhimi konvencional. Për të njëjtën sipërfaqe merret më pak prodhim dhe me kosto më të lartë pasi nuk përdoren pesticidet dhe farërat që aplikohen nga prodhuesit konvencional. Ndaj dhe qeveria ka shtuar mbështetjen për to përmes skemave kombëtare duke financuar 100,000 lekë, në vitin e dytë, 150, 000 lekë dhe 200, 000 lekë për fermë të certifikuar organike, për periudhën në kalim, vitin e parë.

Gjithashtu 50 % të vlerës totale të faturës tatimore, por jo më shumë 175,000 lekë, në perime, fruta, rrush, ullinj dhe agrume, në sipërfaqe jo më pak se 1 ha për implementimi dhe certifikimi Global GAP.

Prodhimi Bio ka potenciale të larta për eksport dhe zhvillimi i turizmit. Miliona vizitorë të huaj që vizitojnë vendin tonë janë të interesuar të konsumojnë produkte cilësore dhe Bio. Ndërsa kërkesa për eksport për këto prodhime është gjithmonë në rritje.

Ky vit krize ishte i mbarë për eksportuesit e bimëve mjekësore, rritja e kujdesit për shëndetin dhe përdorimi i tyre në farmaceutikë nxit kërkesën për to. Gjatë 10-mujorit, eksportet e bimëve mjekësore u rritën me mbi 17%, me vlerë totale prej 4.3 miliardë lekësh. Bimët mjekësore ishin grupi i tretë më i madh në 22 grupet që përfaqësojnë eksportin e ushqimeve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet