AMF: Dëmet e paguara në tregun e sigurimeve rreth 2.1 miliardë lekë

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se gjatë periudhës janar-prill 2022, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2.1 miliardë lekë, ose 14.54% më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas AMF-së, dëmet e paguara bruto në sigurimin motorik për periudhën janar-prill 2022 kapën vlerën 1.3 miliardë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 1.03% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i dëmeve të paguara gjatë kësaj periudhe është rritur me 1931 dhe arriti shifrën 18,907, nga të cilat 18,115 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 792 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2022 arritën rreth 3,334 milionë lekë, ose 13.53 % më shumë se në periudhën janar-prill 2021.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet