Bankat rikonstruktuan 30 miliardë lekë kredi, pjesa më e madhe te individët dhe tregtia

Kredia e ristrukturuar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ishte sa ¼ e kredisë së ristrukturuar për vitin 2021, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi stabilitetin financiar.

Kredia e ristrukturuar gjatë vitit 2021 ishte rreth 30 miliardë lekë ose sa 11% e fluksit vjetor të kredisë së re.

Sipas raportimit të bankave rreth 76% e vëllimit të ristrukturimit është realizuar gjatë gjysmës së parë të vitit 2021.

Ristrukturimi u përqendrua tek kredia për individët, ajo në valutë dhe kredia për tregti.

“Portofolet e prekura më shumë nga ristrukturimi i kredisë ishin portofoli i kredisë për individët, kredisë për sektorin e tregtisë dhe kredisë së dhënë në monedhë të huaj”, theksoi BSH-ja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet