Eksportet shqiptare drejt Kinës, 6 miliardë lekë

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi sot se në 4-mujorin e këtij viti eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 6 miliardë lekë nga 5,2 miliardë lekë të eksportuara në 4-mujorin e 2021-shit. Ndërkohë, importet e mallrave, referuar INSTAT, arritën vlerën 21,4 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2021-shit u importuan 20,7 miliardë lekë mallra. Sipas INSTAT, në periudhën janar-prill volumi i importit të mallrave nga Kina u ul me 10.6 %. Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi vlera e të cilave gjatë këtij 4 mujori llogaritet 10,2 miliardë lekë. Po ashtu importohen tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 3,3 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 3 miliardë lekë dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 2.5 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet