Euroja e qëndrueshme, dollari u forcua me 0.33 lekë

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten, euroja ruajti pozita të qendrueshme ndaj lekut, ndërsa dollari forcoi pozitat me 0.33 lekë, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja u këmbye me 123.24 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Dollari amerikan u forcua 0.33 lekë dhe këmbehet me 103.53 lekë. Paundi britanik dhe franga zvicerane ndryshuan sot me të njëjtën vlerë leku, por me kahe të kundërt. Kështu monedha britanike këmbehet me 144.16 lekë, 0.08 lekë më pak dhe franga u forcua me 0.08 lekë, duke u ngjitur në kuotën e 111.53 lekëve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet