Euroja, e qëndrueshme ndaj lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas të mërkurën, monedha e përbashkët europiane ka ruajtur pozita të qëndrueshme në raport me lekun, ndërsa dollari dhe paundi britanik kanë fitur terren ndaj lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euroja blihet me 123.20 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë. Ndërsa dollari amerikan është forcuar me 0.52 lekë, në krahasim me ditën e djeshme duke u ngjitur në vlerën e 104.14 lekë Paundi britanik gjithashtu ka fituar 0.12 lekë dhe këmbehet me 142.77 lekë dhe franga zvicerane këmbehet me 0.18 lekë më pak se ditën e martë, në vlerën 111.32 lekë. /j.p/

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar Amerikan USD 104.14 +0.52

Euro EUR 123.20 0.00

Poundi Britanik GBP 142.77 +0.12

Franga Zvicerane CHF 111.32 -0.18

Jeni Japonez (100) JPY 95.80 +0.31

Dollari Australian AUD 79.29 -0.16

Dollari Kanadez CAD 82.79 +0.43

Korona Suedeze SEK 12.11 +0.01

Korona Norvegjeze NOK 12.13 +0.04

Korona Daneze DKK 16.56 0.00

SDR SDR 148.54 +0.46

Ari(OZ 1) XAU 180334.03 +4.14

Argjend(OZ 1) XAG 2628.73 -18.76

Juani Kinez (onshore) CNY 15.97 +0.06

Juani Kinez (offshore) CNH 15.97 +0.05

Lira Turke TRY 13.14 -0.03

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet