Importet dhe eksportet e mallrave, 119,7 miliardë lekë

Në dhjetor 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 119,7 miliardë lekë dhe 45,7 % e tyre u transportua me det. INSTAT bën të ditur se, në vitin 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 1152,5 miliardë lekë dhe 48,2 % e tyre u transportua me det. Në vitin 2019, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) ishte 947,9 miliardë lekë dhe 51,8 % e tyre u transportuan me det.

Eksportet e mallrave/ Në dhjetor 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 58,2 %, me rrugë 37,4 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë në dhjetor 2021 janë rritur me 21,7 %, krahasuar me dhjetor 2020. INSTAT bën të ditur se gjatë 2021, mallrat e eksportuara me det zënë 54,9 %, me rrugë 38,8 % dhe me ajër 0,4 %. Mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 20,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2019, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur 21,1 %.

Importet e mallrave/ Në dhjetor 2021 mallrat e importuara me rrugë zënë 42,0 %, me det 41,2 % dhe me ajër 2,8 %. Mallrat e importuara me rrugë në dhjetor 2021 janë rritur me 20,6%, krahasuar me dhjetor 2020. Sipas INSTAT, në vitin 2021, mallrat e importuara me rrugë zënë 45,1 %, me det 45,6 % dhe me ajër 3,6 %. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 22,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020. Mallrat e importuara me rrugë janë rritur me 26,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet