Kursi i këmbimit, forcohen sërish valutat

Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedhat e huaja kanë vijuar që prej fillimit të këtij viti të forcojnë pozitat në raport me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, të martën dollari amerikan u forcua me 0.06 lekë dhe këmbehet me 107.40 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 121.68 lekëve, ose 0.10 lekë më shumë se ditën e hënë. Me 0.28 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 146.11 lekë, ndërsa franga zvicerane u nënçmua me 0.55 lekë dhe këmbehet me 115.95 lekë. Ndërsa valutat e tjera kanë pësuar luhatje të lehta në këmbim me lekun.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet