Kursi i këmbimit gjatë një jave/ Monedhat e huaja forcuan pozitat ndaj Lekut

Në tregun e këmbimit valutor vendas, gjatë javës 18-23 janar 2021, monedhat e huaja forcuan pozitat ndaj Lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj jave euro u forcua me 0.09 lekë. Monedha europiane këmbehet në fundjavë me 123,47 lekë nga 123,38 lekë që ishte në fillim të javës.

Dollari amerikan këmbehet sot me 101.58 lekë nga 101.26 lekë që ishte ditën e hënë.

Ndërsa paundi britanik, këmbehej në fillim të kësaj jave me 138.45 lekë dhe u ngjit në fundjavë në kuotën e 138.77 lekëve.

Franga zvicerane forcoi pozitat lehtë, ajo këmbehet me 114.86 lekë ose 0.10 lekë më shumë se ditën e hënë, që këmbehej me 114, 76 lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet