Lajm shumë i mirë për ekonomitë e vendeve të rajonit, Kosova udhëheq me ''eksportet e shërbimeve''

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka treguar se gjatë vitit 2021, në Kosovë rritja ekonomike do të jetë 7.7%. Kurse në Shqipëria do të jetë 8%, e në Malin e Zi do të shkoje deri në 12.3%, kurse në Maqedoninë e Veriut 4%. Lajm shumë i mirë për ekonominë e vendeve tona rajonale. Pas Bankës Botërore (BB) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është BERZH që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë në vend sesa parashikimet e fillimvitit. Në raportin e saj të fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale (REP)“, BERZH rriti dukshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2021 nga minus 5.3% që ishte në vitin e kaluar. “Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet kryesisht falë një sektori të jashtëm mbështetës. Eksportet e shërbimeve – më shumë se katërfishi i eksporteve të mallrave para pandemisë – u dyfishuan në shtatë muajt e parë. Kjo, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kryesisht për shkak të flukseve hyrëse të lidhura me udhëtimet. Eksportet e mallrave gjithashtu u rritën bindshëm”. Po ashtu, sipas BERZH-it rritja e remitancave dhe zgjerimi i marrjes së kredive është një nga faktorët e rritjes ekonomike të Kosovës. BERZH për vendet e Ballkanit Perëndimor parashikon një rritje prej 6.4% për vitin 2021. BERZH bëri parashikimet e rritjes së këtij viti, por paralajmëroi se rritja e kostove të energjisë dhe përparimi i ngadaltë i vaksinimit kundër COVID-19 zbeh perspektivat e ardhshme ekonomike.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet