Miratohet taksa globale minimale për korporatat shumëkombëshe

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) njoftoi miratimi nga 136 vende të një marrëveshjeje historike që përcakton një normë minimale globale të taksës për korporatat.

“Marrëveshja e sotme do t’i bëjë aranzhimet tona ndërkombëtare të taksave më të drejta dhe do të funksionojnë më mirë”, tha Mathias Cormann, sekretari i përgjithshëm i OECD-së në Paris, në një deklaratë.

“Kjo është një fitore e madhe për multilateralizmin efektiv dhe të balancuar. Është një marrëveshje me arritje të madhe, që siguron që sistemi ynë ndërkombëtar i taksave të jetë i përshtatshëm për qëllimin e një ekonomie botërore të dixhitalizuar dhe të globalizuar”, shtoi ai.

Sipas marrëveshjes, vendet do të vendosin një taksë minimale prej 15 për qind mbi korporatat shumëkombëshe, një rishikim i madh i rregullave ekzistuese që janë kritikuar prej kohësh si inkurajim për evazionin fiskal.

Korporatat ndërkombëtare janë vënë nën kritika të shumta për përdorimin e mjeteve ligjore për të zhvendosur fitimet në të gjithë globin, në mënyrë që të paguajnë sa më pak taksa.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet