Në e-Albania priten dokumente të tjera me vulë elektronike

Websiti qeveritar e-Albania dorëzon mbi 11 milionë dokumente me vulë elektronike për biznese dhe qytetarë. Gjithsej në këtë platformë janë gjeneruar 11,354,513 dokumente dhe 91134 dokumente me nënshkrim elektronik, duke shënuar një rritje rekord edhe të shërbimeve që sot të platformë ofrohen me vulë dhe nënshkrim elektronik, edhe të aplikimeve të kryera nga qytetarët në çdo kohë. Burime pranë Agjencisë kombëtare të informacionit garantojnë se pritet të rritet më tej numri i shërbimeve më vulë dhe nënshkrim elektronik. Sot, me e-Albania, procedurat janë të thjeshta, të gjitha veprimet kryhen online nga kompjuteri apo celularët.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet