Në fund të marsit, leku forcon pozitat ndaj euros dhe dollarit

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të mërkurën, leku forcoi pozitat në raport me monedhën europiane euro dhe me dollarin amerikan, krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 104,91 lekë, ose 0,01 lekë më pak. Euroja u zhvlerësua me 0,07 lekë dhe këmbehet me 123,16 lekë. Ndërsa monedha britanike forcoi pozitat me 0,29 lekë, më shumë se në fillim javë, për t’u ngjitur sot në kuotën e 144,65 lekëve dhe franga zvicerane humbi 0,02 lekë duke zbritur në vlerën 111,38 lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet