Numri i faturave tё fiskalizuara shkon mbi 156,7 milionë

Reforma e Fiskalizimit mbetet një ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për vitin 2022.

MFE bën të ditur se numri i tatimpaguesve të fiskalizuar që kanë lëshuar fatura në total nga 1 janari 2021 e deri më sot është 66,458, ndërkohë që numri i faturave tё fiskalizuara ёshtё 156,763,398.

Nga kjo shifër, fatura nё total tё lëshuara nga biznesi i madh janë 123,870,722, ndërsa nga biznesi i vogël 32,892,676.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë u bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që të bëhen pjesë e procesit të Fiskalizimit dhe të përshtatin sistemet sipas kërkesave ligjore.

“Gjithashtu, sjellim në vëmendje se deri në datën 30 qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit Nr. 87/2019 “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimit të Qarkullimit”, i ndryshuar, për disa kategori tatimpaguesish. Qëllimi është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtatin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit”, bën të ditur MFE.

Ndërkohë, sipas MFE-së, qasja do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet