OSSH në terren për riparimin e avarive nga moti i keq

Moti i keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore që ka përfshirë vendin tonë gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në disa zona të vendit.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën të ditur se afro 50 % e defekteve në rrjet janë shfaqur në zonat e thella malore, ku për shkak të reshjeve të borës dhe stuhisë së erës, linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët kanë pësuar avari.

Sipas OSHEE-së, problem mbeten rajonet e Kukësit, Shkodrës dhe Burrelit, kryesisht në zonat rurale, të cilat furnizohen me rrjet ajror.

“Brigadat e OSSH ndodhen në gatishmëri të plotë dhe po punojnë në terren për riparimin e defekteve në kohë sa më të shpejtë dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, bën të ditur OSHEE.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet