Papunësia në rënie përballë valës së dytë të COVID-19

Niveli i papunësisë ka regjistruar një rënie të lehtë në muajin tetor në Gjermani, në 6,2%, në një treg pune që nuk është prekur akoma nga vala e dytë e COVID-19, sipas të dhënave të korrigjuara nga ndryshimet sezonale të publikuara të enjten. “Numri i të papunëve është ulur me 35 000 në një muaj, një rënie me rreth 0,1 pikë, pasi ishte ulur me 10 pikë në muajin gusht”, sipas Agjencisë Kombëtare për Punësimin. Nga të dhënat bruto, numri i të papunëve u ul në rreth 87 200, për të arritur në 2,76 milionë. “Papunësia dhe punësimi i pjesshëm janë ulur ndjeshëm në tetor”, deklaroi presidenti i Agjencisë Federale për Punësimin (BA), Detlef Scheele, cituar në një komunikatë. Para krizës shëndetësore, niveli i papunësisë u vlerësua rreth 5%. Në një vit, numri i të papunëve mbetet ende i lartë prej 556 000, sipas të dhënave bruto. Përballë ringjalljes së epidemisë COVID-19 në të gjithë Europën, masa të reja drastike u njoftuan dje në mbrëmje, veçanërisht në Gjermani.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet