Përpunohen 10 anije me mbi 30 mijë tonë mallra

Në portin e Durrësit vijon përpunimi i mallrave nga anijet tregtare. Autoriteti Portual Durrës bën të ditur se ditën e sotme po përpunohen 10 anije me rreth 30 847 tonë mallra.

Sipas APD-së, në port janë 4 anije me 13 834 tonë mallra si çimento, ushqime, kripë etj dhe në radë janë 3 anije me 12 261 tonë mallra si mineral hekuri, zink, rifuxho. Ndërsa në pritje për tu përpunuar janë 3 anije me 4752 tonë grurë dhe 35 konteinerë.

Porti i Durrësit është më i madhi në vend. Anijet tregtare që transportojnë mallra nga/drejt Durrësit kanë lundruar deri tani nga dhe drejt 67 porteve në 24 vende të botës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet