Projekti i përmirësimit të sistemit shëndetësor, disbursohen 17 mln USD

Nga një vlerësim për ecurinë e projektit të përmirësimin e shëndetësisë në Shqipëri, Banka Botërore bëri të ditur se ka dhënë 16.96 milionë dollarë, në total. Pjesa tjetër që pritet të akordohet është 21.80 milionë. Shuma do të jepet deri vitin e ardhshëm. Sipas misioni ecuria e këtoj projekti është deri diku e kenaqshme dhe pritet që si pjese e strategjisë të jepet edhe mirëmbajtja e pajisjeve mjekësore dhe adoptimi i disa planeve të reja. Një tjetër koment që shënon vonesën në projekt është përzgjedhja e pesë sëmundjeve si dhe termat e referencës që sipas BB, do të jenë përfunduar dhe do të ndahet me këtë institucion brenda marsit të vitit të ardhshëm. E vonuar është edhe pika që lidhet me prokurimin për kostimin e paketave, që do të rinisë sipas termave të referencës paralelisht me zbatimin e platformës me paketat tashmë të kostuara. Dy punë të tjera ende nuk kanë nisur sipas bankës dhe e para lidhet me masterplanin e-HEALTH dhe aktivitetet e lidhura me të si dhe numri i regjistrimeve esenciale që janë të konsoliduara dhe të disponueshme online. Raporti pavarësisht komenteve për mosrealizimet sjell në vëmendje se, disa aspekte të tjerë të projektit janë duke ecur sipas parashikimit ndërkohë që edhe pse në pakicë disa tregues janë tejkaluar në raport me objektivin fillestar.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet