Rama: 266 familje në Manzë në apartamentet e reja

Rreth 266 familje në Manzë, Durrës, për pak ditë do të hyjnë në apartamentet e reja. Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndau pamje nga pallatet e përfunduara në Manzë. “Mirëmëngjes dhe me jetën e re që nis për pak ditë plot ngjyra për 266 familjet e Manzës që humbën strehën nga tërmeti, ju uroj të gjithëve një fundjavë të bukur”, thekson Rama. Lagjja e re ofron standardet më bashkëkohore të sigurisë dhe cilësisë në ndërtim, me hapësira të bollshme banimi, zonë të gjelbëruar, trotuare dhe ndriçim. Në lagje do të jetë edhe kopshti dhe shkolla 9-vjeçare. Për kantierin e lagjes së re u angazhuan rreth 500 punëtorë, për të bërë të mundur që në mesin e janarit familjet të hyjnë në apartamentet e reja.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet