Rriten investimet e huaja në sektorin industrial

Industria vijon të jetë ndër sektorët ku biznesi ka besim në perspektivën e zhvillimit më të shpejtë, për periudhën në vijim. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, besimi i bizneseve dhe konsumatorëve në sektorin e industrisë shënoi rritje prej 1.5 për qind në muajin dhjetor 2021, krahasuar me muajin e kaluar. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, rritja i atribuohet ecurisë pozitive të prodhimit dhe kontratave porositëse në total, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë me përmirësimin e gjendjes financiare të bizneseve të këtij sektori dhe zgjerimin e tregut të punës. Ky sektor gjithashtu, regjistron tregues pozitiv edhe për sa i takon investimeve të huaja. Sipas BSHsë, investimet e huaja direkte në sektorin e industrisë shënuan vlerën 51 milionë euro, në tremujorin e tretë të vitit 2021, dy herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet