Rritet kredia për blerjen e shtëpive, bankat raportojnë shifrat

Kredia për blerjen e shtëpive nga individët po shënon trend në rritje të qëndrueshme në muajt e parë të vitit. Statistikat dolën për periudhën janar-prill të këtij viti, kohë kur sektori bankar disbursoi rreth 10.5 mld., lekë, ose mbi 85 mln., euro kredi të reja për shtëpi. Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi është rritur me 61%. Për muajin prill të këtij viti, sektori bankar ka disbursuar 3.3 miliardë lekë ose rreth 27 milionë euro kredi të reja për shtëpi, edhe kjo një shifër rekord për këtë periudhë të vitit. Ekspertë e ekonomisë thekson se, dinamika në rritje e portofolit të kredisë për këtë segment (blerje banesash) do t’i japë një nxitje të mëtejshme sektorit të ndërtimit në vendin tonë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet