Rritje e eksporteve bujqësore në mbi 1 miliard

“Sot eksportet bujqësore kanë arritur në 400 milionë lekë nga 100 milionë lekë. Në planin tonë të veprimit 2021-2025 do t’i çojmë në mbi 1 miliard lekë, çka do të sjellë më shumë fuqi prodhuese për Shqipërinë dhe më shumë të ardhura për fermerët”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një takim me fermerët në Rrogozhinë për mbështetjen e deritanishme shtetërore përmes skemave mbështetëse dhe rritjen e mëtejshme të saj në Planin e Veprimit 2021-2025.

“Deri para 7 viteve e pak Shqipëria importonte 7 dhe eksportonte vetëm 1, sot Shqipëria importon 3 dhe eksporton 1 që do të thotë rënia e importit të prodhimeve bujqësore lidhet me rritjen e prodhimit në vend dhe me rritjen e pranisë në tregun vendas të prodhimeve tuaj si dhe me me rritjen e eksporteve. Janë rritur eksportet dhe vazhdojnë të rriten dhe do të vazhdojnë të rriten. Ne e kemi çuar sot që flasim eksportet e bujqësisë nga afro rreth 1000 milionë në 400 milionë dhe me planin e veprimit që kemi për 2021 -2025 do i çojmë mbi 1 miliardë që do të thotë më shumë fuqi prodhuese për Shqipërinë, më shumë sovranitet ushqimor dhe më shumë të ardhura për ju, familjet tuaja dhe familjet e bekuara që jetojnë në fshat që punojnë tokën e tyre dhe me prodhimin e tyre mbajnë familjen dhe gjithë familjen tonë të madhe shqiptare”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ju e dini që shteti si asnjëherë me parë ka qenë pranë jush qoftë me skemat kombëtare qoftë me mbështetjen nga fondet e BE-së. Kur ne kemi marre detyrën Shqipëria ishte e fundit në Ballkan për thithjen e fondeve të BE-së për bujqësinë”.

“Fondet ishin atje dhe sot këta që duan të kthehen prapë nuk arrinin të bënin një projekt për ti thithur ato fonde. Sot Shqipëria është e para në Ballkan për thithjen e fondeve nga BE-ja, sepse kemi ndërtuar një Agjenci të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural që është një agjenci europiane me një grua që ka bërë një reformë të madhe dhe me një skuadër që punon ditë natë pranë fermerëve që i ndihmon për të bërë projekte dhe ia ka dalë ti zbardhë faqen Shqipërisë në këtë program”, – tha Rama.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet