Shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie

Shkalla e papunësisë së të rinjve shfaq tendencë në rënie.

Instituti i Statistikave publikoi raportin mbi tregun e punës për vitin 2020 sipas të cilit, vërehet tendenca në rënie e papunësisë për të rinjtë.

“Shkalla e papunësisë për të rinjtë e moshës 15-24 vjeç është 26,5 % ose 27 % për meshkujt dhe 25,9 % për femrat. Krahasuar me vitin pararendës, shkalla e papunësisë së të rinjve ka rënë me 0,7 pikë përqindje”, thuhet në raport.

Në vitin 2020, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç të cilët nuk janë të punësuar dhe nuk janë duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 27,9 % të të rinjve gjithsej.

Në vitet e fundit qeveria ka ndërmarrë një reformë e thellë e sistemit të arsimit profesional që synon riorientim tërësor të këtij arsimi drejt nevojave reale të tregut dhe kthimin e shtetit në financuesin e mbështetësin kryesor të aftësimit profesional.

Arsimi profesional e bën më të lehtë gjetjen e një pune për të rinjtë. Shteti shqiptar ndjek politika favorizuese për përftuesit e kurseve, në shumicën e rasteve ato janë me pagesa simbolike për individët ndërsa ofrohen pa pagesë për punëkërkuesit të pa punë të regjistruar në zyrat e punës.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet