Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë llogariten 28.3 miliardë lekë, kryesojnë tekstilet

Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në 5 muajt e parë të këtij viti llogariten në 6% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e katërt tregtar. Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në 5-mujorin e këtij viti importet drejt Gjermanisë shënuan rritje kundrejt të njëjtës periudhë të 2020-s duke arritur në 20.6 miliardë lekë nga 17.6 miliardë lekë që ishin në 2020-n.

Edhe eksportet referuar të dhënave shënuan rritje përkundrejt të njëjtës periudhë të 2020-s. Në vlerë ato arritën në 7.7 miliardë lekë nga 6.8 miliardë lekë që llogariteshin në 2020-n. Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 3 miliardë lekë, pasuar nga grupi “materiale ndërtimi dhe metale” me 2.3 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet