Shqipëria ia doli të këtë rritjen më të madhe ekonomike në rajon

Një lajm i mirë për shqiptarët vjen nga raporti ekonomik për Ballkanin perëndimor "Vjeshtë 2021". Ekonomia e Shqipërisë po rimëkëmbet më shpejt seç pritej, pas krizës historike të shkaktuar nga pandemia. Pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind gjatë vitit 2020, për vitin 2021, parashikohet që rritja e PBBsë të shkojë në 7,2 për qind, një nga më e lartat në vendet e Ballkanit Perëndimor. “Kjo rimëkëmbje e fortë mbështetet kryesisht tek konsumi, turizmi dhe ndërtimi. Në vijim, pritet që rritja të jetë në nivel mesatar prej 3,8 për qind për vitin 2022 dhe 3,7 për qind për vitin 2023. Në fund të vitit 2021, parashikohet që niveli i varfërisë në Shqipëri të bjerë në nivelin e para pandemisë. Punësimi dhe pjesëmarrja e forcës së punës janë po ashtu drejt rimëkëmbjes, edhe pse me ngadalësi, dhe pagat reale po rriten”, thuhet në botimin e fundit të Raportit Periodik Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, “Rimëkëmbje e Gjelbër”. Sipas raportit të BB-së, ringritja po kontribuon në mbledhjen e të ardhurave fiskale. Politikat ekonomike e kanë mbështetur këtë rimëkëmbje, por shtimi shpenzimeve ka çuar në rritje të mëtejshme të raportit të borxhit kundrejt PBB-së.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

1 Komentet

  1. Gentian Plaku  e Hënë 1 Nëntor, 2021

    Care mos këtu ja futën kot po ishlla është e vërtet po zbesoj