'Shqipëria nivel të lartë të rreziqeve natyrore'. Banka Botërore sugjeron strategji për financimin e risqeve

Bankës Botërore me anë të një raporti të sapopublikuar mbi financimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore prezanton një vlerësim të ndikimit në vite apo atë të mundshëm të rreziqeve natyrore si dhe një vlerësim të financimit të dëmeve prej këtyre rreziqeve në vendin tonë.

Duke vlerësuar dhe analizuar hendekun e financimit, raporti sugjeron strategji për financimin e rrisqeve. Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë po punojnë së bashku për të zhvilluar strategjinë e financimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore mbështetur në rekomandimet e raportit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Banka Botërore dega e Shqipërisë, duke thënë se e ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme natyrore, veҫanërisht përmbytjeve dhe tërmeteve, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rreziqeve natyrore sipas Indeksit të Rreziqeve 2019.

"E ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme natyrore, veҫanërisht përmbytjeve dhe tërmeteve, Shqipëria ka nivelin më të lartë të rreziqeve natyrore sipas Indeksit të Rreziqeve 2019.

Çdo vit mesatarisht 30 mijë njerëz dhe më shume se 95 përqind e bashkive janë prekur nga katastrofat natyrore gjatë periudhës 1995-2015. Kosto ekonomike e këtyre fatkeqësive është e lartë si për sektorin privat ashtu dhe për atë publik.

Ndryshimet klimatike mund t’i shpeshtojnë dhe rëndojnë fatkeqësi të tilla të motit. Shqipëria zotëron pak instrumenta financimi ndaj rreziqeve natyrore dhe hendeku i mbrojtjes përmes sigurimeve ndaj këtyre fenomenve të natyrës është i madh.

Në përballimin e dëmeve prej fatkeqësive natyrore, vendi mbështetet kryesisht në rialokime të fondeve publike, huamarrje apo ndihmës së donatorëve.

Një raport i sapopublikuar i Bankës Botërore mbi financimin e rreziqeve nga fatkeqesitë natyrore prezanton një vlerësim të ndikimit në vite apo atë të mundshëm të rreziqeve natyrore si dhe një vlerësim të financimit të dëmeve prej këtyre rreziqeve.

Duke vlerësuar dhe analizuar hendekun e financimit, raporti sugjeron strategji për financimin e rrisqeve. Aktualisht, Banka Botërore dhe Qeveria e Shqipërisë po punojnë së bashku për të zhvilluar strategjinë e financimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore mbështetur në rekomandimet e raportit".

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet