Skema Kombëtare, 60% e fermerëve aplikuan për subvencione në blegtori

60% e fermerëve në 12 qarqet e vendit aplikuan në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2022, për të përfituar subvencione në blegtori.

Sipas të dhënave mbi bilancin e ecurisë së zbatimit të Skemës Kombëtare, AZHBR bëri të ditur se në fazën e parë, mbi 5 mijë fermerë janë kualifikuar mbi vijën e financimit.

Aplikimet më të shumta janë adresuar tek masa e blegtorisë, me rreth 60 % të aplikimeve, ndjekur nga mbjellja e bimëve aromatiko-mjekësore, zëvendësimi i plastmasit termik për serrat, etj.

Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2022 adreson këtë vit mbështetje financiare 3.2 miliardë lekë në mbështetje të bujqësisë dhe 1 miliard lekë mbështetje për skemën e naftës falas për bujqësinë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet