Start-Up/ Asistencë financiare dhe ekspertizë për çdo të ri që ka një ide biznesi

Çdo i ri që ka një ide biznesi, do të ketë mundësinë që në rrugëtimin e tij të jetë i asistuar si financiarisht, ashtu edhe në ekspertizë.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke u ndalur te ligji i ri “Për sipërmarrjet e reja”.

“Mirëmëngjes dhe Let’s Start UP! Çdo i ri, që ka një ide biznesi, do të ketë mundësinë që në rrugëtimin e tij të jetë i asistuar si financiarisht, ashtu edhe në ekspertizë, për të ndjekur ëndrrën e të qenit një Sipërmarrës me anë të krijimit të një baze ligjore të re, në favor të nismave inovative”, tha Rama.

Pas shumë konsultave dhe pune intensive me Start-Up-et është gati ligji për sipërmarrjet e reja. Ligji i ri parashikon incentiva fiskale, mbështetje institucionale, hapësira pune falas, këshillim ligjor dhe fiskal, përkrahje financiare, benefite për organizata në mbështetje të inovacionit.

Agjencia Kombëtare për Start-Up-et inovative do të siguroj mirëzbatimin e këtij ligji të ri.

Sipas Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, është fakt i njohur që të rinjtë janë energjik dhe plot ide. “Kemi përgatitur një ligj të ri për Start-Up-et, një iniciativë që u hap të rinjve një rrugë ku mund të shfaqin kreativitetin dhe inovacionin e tyre”, tha Shalsi.

Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se “ne besojmë te Start-Up”. “Ne besojmë te idetë inovatore, ne besojmë te ky rrugëtim së bashku me këtë projektligj i cili fillon sot rrugën nëpërmjet konsultimit publik. Prandaj bashkohuni duke dhënë ide, mbështetje dhe duke ecur drejt suksesit”, tha Denaj.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet