Të ardhurat nga TVSH-ja, rritje vjetore me mbi 14 %

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import për 3-mujorin rezultojnë 25.8 miliardë lekë, 3.2 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se një vit më pare. Por këto të ardhura rezultojnë 1 miliard ose 3.9% më pak se plani për 3-mujorin 2021. Sipas ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, ekzistojnë një sërë faktorësh që kanë ndikuar në mosrealizimin e performancës së tatimit mbi vlerën e shtuar. “Situata ekonomike prej COVID-19 është reflektuar në uljen e të ardhurave nga TVSH-ja e mbledhur në doganë për disa kategori artikujsh. Gjatë 3-mujorit 2021, rënia e sasisë së importuar të energjisë elektrike me 187 megavat/orë, krahasuar me vitin 2020, ka sjellë efekt negative 174 milionë lekë në të ardhurat për tvsh, megjithëse efekti nga ndryshimi i çmimit ishte 103 milionë lekë”, bën të ditur ministria. Gjatë 3-mujorit 2021, produket doganore me efekt pozitiv në të ardhurat e TVSH-së janë importi i automjeteve të përdorura, metalet bazë dhe artikujt prej tyre, veshje dhe tekstile, plastika dhe artikujt, dhe materialet e ndërtimit, të cilat kanë një kontribut pozitiv prej 1.6 miliardë lekë. Ndër produket me efekt negative renditen energjia elektrike, mielli dhe gruri, fruta perimet,mishi dhe automjetet e reja, me një efekt negative 0.5 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet