Të ardhurat nga fondet speciale në janar llogariten 73,6 miliardë lekë

Të ardhurat nga fondet speciale gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti rezultojnë rreth 73,6 miliardë lekë.

Sipas statistikave zyrtare mbi treguesit fiskalë të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga fondet specialet janë mbledhur rreth 10 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, kur u mblodhën 63,9 miliardë lekë.

Të ardhurat nga fondet speciale përfshijnë të ardhurat nga sigurimi shoqëror, sigurimi shëndetësor dhe fondi i kompensimit të pronarëve.

Nga sigurimet shoqërore u mblodhën 62,8 miliardë lekë ndërsa nga sigurimi shëndetësor të ardhurat llogariten 9,6 miliardë lekë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet