Treguesi i besimit të biznesit në sektorin e industrisë, rritje me 9.5%

Industria kryeson ndër sektorët e tjerë të ekonomisë, për besim më të lartë të biznesit në perspektivën e një zhvillimi më të shpejtë, për periudhën në vijim. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë shënoi rritje të fortë gjatë tremujorit të parë, me 9.5 % duke u zhvendosur mbi mesataren historike për herë të parë, që pas goditjes negative të një viti më parë. Kjo i detyrohet kryesisht rritjes së balancës së prodhimit, me 20.3% dhe rritjes së balancës së kontratave porositëse, me 11.8 %. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, ecuri të përmirësuar shfaqën edhe balancat e tjera si gjendja financiare, kontratat porositëse nga eksportet, pritjet për ecurinë e punësimit në tremujorin e ardhshëm, si edhe norma e shfrytëzimit të kapaciteteve.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet