Vazhdon rritja e çmimit të karburanteve

Sipas të dhënave javore të Ministrisë italiane së Tranzicionit Ekologjik, çmimet e karburanteve janë ende në rritje. Ato arritën në 1,746 euro për litër për benzinën, 1,608 euro për naftën dhe 0,826 euro për LPG (gazin e lëngshëm). Shifrat raportohen nga Shoqata e Konsumatorëve, që nënvizon se ”çmimi i naftës është në nivelin më të lartë që nga viti 2014”. Vetëm në një vit, çmimi i gazit u rrit 39,5 %.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet