Vendet e Azisë dhe Paqësorit nënshkruajnë marrëveshjen më të madhe tregtare të botës

Pesëmbëdhjetë vende të Azisë dhe Paqësorit nënshkruan sot një marrëveshje të rëndësishme tregtare, promovuar nga Kina, gjatë mbylljes së samitit virtual të ASEAN, që filloi të enjten.

Ky partneritet rajonal ekonomik global (RCEP) parashikon të krijojë një zona gjigante të tregtisë së lirë mes 10 shteteve të ASEAN, Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut, Australisë dhe Zelandës së Re.

Kjo është marrëveshja tregtare më e rëndësishme në botë përsa i përket Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas analistëve dhe përfshin më shumë se dy miliardë banorë.

“RCEP, anëtarët e të cilit përfaqësojnë 30% të PBB-së globale, do të jetë një hap i madh në liberalizimin e tregtisë dhe investimeve në rajon”, theksoi Rajiv Biswas, kryekonomist për Azinë dhe Paqësorin në IHS Markit.

Nënshkrimi i pritshëm i kësaj marrëveshjeje vjen në një kontekst të krizës ekonomike për shkak të epidemisë së COVID-19 për 10 anëtarët e Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet