Zgjerohen me 1.3% kursimet bankare në monedhë të huaj

Depozitat në monedhë të huaj kanë shënuar rritje gjatë muajit mars të këtij viti, njoftoi Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, kursimet në valutë u zgjeruan me 1.3% në mars, në krahasim me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga korporatat financiare ashtu dhe nga individët. Me bazë vjetore, depozitat kanë vijuar tendencat rritëse, duke u zgjeruar me 9.4% në mars 2022 kundrejt mars 2021, megjithatë tendenca është ngadalësuar në raport me shkurtin, kur rritja vjetore ishte 10.2%. Që prej vitit 2019, depozitat në sistemin bankar kishin shënuar rritje të ndjeshme, që vazhdoi edhe gjatë pandemisë, e ndikuar nga kufizimi lëvizjeve dhe shpenzimeve të individëve. Ndërsa ky vit po tregon se kriza që po sjell lufta në ekonomi po ndikon në aftësinë për të kursyer.

Në fund të marsit, depozitat në valutë përbënin 55.9% të totalit, nga 53.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet