A e do Franca Ballkanin Perëndimor në BE?

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u prit sot në Zagreb me të gjithë nderimet nga homologu kroat, Zoran Milanoviç, në vizitën e parë zyrtare në vendin ballkanik, që synon të forcojë marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

”Takimet e sotme shënojnë një kapitull të ri në marrëdhëniet tona dhe gjithashtu hap një fazë të re në një temë shumë e rëndësishme që na pret, ajo e Ballkanit Perëndimor”, theksoi Macron në një deklaratë të përbashkët për shtyp me Milanoviç.

Para se të shkonte në takim me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç, Macron vizitoi Monumentin e Atdheut, në qendër të Zagrebit, që kujton luftën dhe të rënët për pavarësi kundër serbëve dhe forcave ushtarake të Beogradit mes viteve 1991 dhe 1995.

Pas bisedimeve me Plenkoviç, do të nënshkruhet një deklaratë e partneritetit strategjik që zgjeron dhe forcon një si dokument i miratuar tashmë në vitin 2010, kryesisht në kontekstin e Fondit Evropian të Mbrojtjes.

Më pas ministrat përkatës të Mbrojtjes do të zyrtarizojnë marrëveshjen e blerjes të 12 avionëve luftarakë ”F3R Rafale” me vlerë një milliard dollarë, rinovimi i skuadriljes së vetme të Forcave Ajrore Kroate, tani i përbërë nga Mig-21, pothuajse të gjithë jashtë funksionit.

Author
Hermes News

Redaksia

Shkruaj një koment

0 Komentet